Sali Berisha do ta ankimojë vendimin e SPAK për të mos e lejuar që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Këtë të hënë ka mbërritur në gjykatë Sokol Mëngjesi për ta ankimuar vendimin.
Kujtojmë se SPAK rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për leje, që si deputet i Kuvendit të merrte pjesë në seancat parlamentare.
Dy prokurorët thanë në vendimin e mospranimit se “e drejta e ushtrimit të profesionit nuk është mbizotërues ndaj masës së sigurimit të caktuar nga Gjykata, atë të arrestit në shtëpi”.
Ata gjithashtu shtojnë se kërkesa për leje nuk ka bazë në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin penal dhe në këtë mënyrë nuk mund të pranohet.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i hetuar me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit Partizani në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, do të pyetet nga SPAK në 23 Janar./tvklan.al












Botërori 2026 
