Prokurorët: Po përgatitemi për rekurs në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Posaçme do të kundërshtoj në Gjykatën e Lartë lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.

Dy prokurorët e çështjes janë duke u përgatitur për të dorëzuar rekurs me objekt rikthimin e Malltezit në “Arrest në burg” nga “Arrest në shtëpi” që u dërgua nga gjyqtarja e Apelit Iliriana Olldashi.

Ndërkohë të premten Apeli do të marrë në shqyrtim një tjetër kërkesë të Malltezit dhe Berishës që lidhet me shuarjen e masës së sigurimit si pasojë e shkeljeve ligjore të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Tv Klan


/tvklan.al