Marc Cucurella ka ironizuar në rrjete sociale Gary Neville. Eksperti i ITV, Neville tha gjatë një transmetimi se Spanja nuk mund të fitonte Euro me mbrojtësin e majtë të Chelsea në fushë.

Neville dyshonte se Cucurella nuk ishtë në nivelin e duhur për të qenë në formacionin e La Roja-s.

Neville e bëri komentin më herët në turne ndërsa punonte si ekspert për ITV, kur sugjeroi se Cucurella ishte një nga arsyet pse ai mendonte se Spanja nuk mund të fitonte europianin.

Por mbrojtësi i majtë i Chelsea-it dhe Spanjës dëshmoi se eksperti i ITV kishte gabuar në analizën dhe parashikimin e tij.

Cucurrella jo vetëm që ishte i padiskutuar në krahun e majtë të mbrotjes spanjolle por dhe në finalen ndaj Anglisë bëri një paraqitje të shumë të mirë duke mos lejuar Saka të ishte kërcënues dhe madje asistoi për golin e Mikel Oyarzabal, goli i fitores për Spanjën.

Më pas, Cucurella postoi thënien e Neville në Instagram së bashku me titullin “Ne shkuam deri fund Gary. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, të shoqëruar nga emoxhi të zemrës, trofeut dhe flamurit spanjoll.

Neville tha gjatë gjatë fazës së grupeve: Ai nuk është bindës te Chelsea, ka luajtur disa ndeshje deri në fund të sezonit. Ai është agresiv, është këmbëngulës, është një mbrojtës i vogël, i angazhuar çmimi i çmimit ende i mahnit të gjithë edhe sot e kësaj dite. Mbrojtja spanjolle, ka shumë përvojë tani, por ka diçka që i mungon Spanjës që të bën të ndihesh sikur nuk do të shkojnë deri në fund. Më duhet të them se ai si mbrojtës i majtë është një shembull i mirë se pse ne mendojmë kështu.

Cucurella ishte një nga “yjet” më të shndritshme të fushatës së Spanjës dhe ia atribuoi paraqitjet e tij etikës së tij të zellshme të punës gjatë periudhës në klubin e Chelsea-it.