Mirlind Daku është zyrtarisht një futbollist i Spartak Moskës.
28-vjeçari nënshkroi për 3 sezone me ekipin kreyqytetas, duke u larguar nga Rubin Kazan ku në 93 ndeshje shënoi 38 gola dhe dha 10 asiste.
Sipas mediave Spartak Moska ka paguar 11 milionë euro për Dakun.
Sulmuesi i Kombëtares në videon e publikuar nga ekipi i tij i ri thotë se i pëlqen të shënojë dhe tani do ta bëjë për Spartak.
Mirlind Daku do të nisë stërvitjen me ekipin e tij të ri të premten.
Këto ditë të merkatos së verës kanë qenë tepër aktive në merkaton e futbollistëve të Kombëtares.
Mario Mitaj shkoi në Serie A te Genoa, Nedim Bajrami u transferua në Arabinë Saudite te Al Taawoun.
Po në kampionatin arab po përgatitet të luajë edhe Berat Gjimshiti me ekipin e Al Diriyah.
/tvklan.al












Botërori 2026 
