Në Serinë A vetëm dje janë shënuar 28 gola!

Fundjavë spektakolare në 5 Ligat kryesore të Europës. Seria A italiane ka dhuruar plot 28 gola në 5 ndeshje, ku sfida më më shumë gola ishte ajo e mbrëmjes me 7 gola. Roma shkëtarroi me përmbysje 5-2 Benevento. Dzeko shënoi 2 gola, teksa goleada u plotësua nga Pedro, Vertu dhe Carlos Perez. 7 gola dhe në sfidën mes Bolonja e Sassuolo me këto të fundit që morën pikë të plota pas rezultatit 4-3.

Në Bundesligën gjermane u regjistruan rezultate të njëjta në të dy sfidat, pasi duelet Këln-Eintracht Frankfurt dhe Schalke 04-Union Berlin u mbyllën me shifrat 1-1.

Spektakël dhuroi Lille në Francë, që pas pokerit 4-0 ndaj Lens merr kreun e Ligue E pas 7 javësh kampionat me 17 pikë. Në takimet e tjera, Nice bëri mrekullinë ndaj St.Ettiene me shifrat 3-1. Rezultat i njëjtë dhe në duelin mes Nantes dhe Brest, me 3 pikëshin që shkoi për vendasit. Monaco nuk shfrytëzoi epërsinë numerike ndaj Montpellier, duke ndarë nga një pikë me kundërshtarin.

West Ham shkaktoi befasinë e madhe të së dielës. Londinezët ndalën në barazim 3-3 rivalët e qytetit, Tottenham Hotspur, të cilët deri në minutën e 81, udhëhiqnin pastër 3-0. Aston Villa mposhti në frymën e fundit, Leicester City për të marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje, duke u pozicionuar në vendin e

Real Sociedad është lideri i La Liga pas 6 javësh kampionat me 11 pikë. Baskët mposhtën pastër 3-0 Betisin në transfertë, me golin e sigurisë që erdhi nga këmbët e një shqiptari, Adnan Januzaj.

Klan Plus