Kjo statujë e Shën Annibale Maria di Francia, meshtarit italian që ia kushtoi jetën shërbimit ndaj fëmijëve jetimë dhe atyre në nevojë u vendos pranë kishës së fshatit Pllanë në Lezhë.

Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë përfaqësues të klerit katolik, të institucioneve vendore por edhe mësues e nxënës të shkollës pranë kësaj kishe. Vepra është realizuar nga skulptori Ervis Gjini.

Vendosja e skulpturës ishte një iniciativë e Marjan Kolës një emigrant i kësaj zone.

Edhe përfaqësues të klerit vlerësuan vendosjen e kësaj statuje.

Statuja u vendos në kuadër të 25 vjetorit të hapjes së shkollës jopublike Effata pranë kishës së Pllanës.

Klan News

/tvklan.al