Erdogan pranon të çojë në Parlament prokokollin e pranimit
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdohan, u pajtua të mbështesë anëtarësimin e Suedisë gjatë takimit që pati me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Vilnus të Lituanisë. Arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ishte pjesë e takimit.
Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s:Më vjen mirë të njoftoj se si rezultat, Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në Asamblenë e Madhe Kombëtare si sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojmë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin.
Ulf Kristersson – Kryeministër i Suedisë: Është ndjenjë shumë e mirë. Ky ka qenë qëllimi im për një kohë të gjatë dhe besoj se kishim një përgjigje të mirë sot dhe ndërmorëm një hap të madh drejt anëtarësimit.
Në deklaratën e lëshuar pas takimit trepalësh, u tha se Turqia dhe Suedia do të punojnë ngushtë “në koordinimin e luftës kundër terrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.
Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e pranimit të Turqisë në BE, përfshirë edhe modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave, thuhet në deklaratë.
Turqia ka bllokuar anëtarësimi e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.
Më herët gjatë të hënës, Erdohan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Që një shtet të bëhet pjesë e NATO-s, duhet që të gjitha shtetet anëtare të ratifikojnë në parlamentet e tyre protokollet e pranimit. Në rastin e Suedisë, përveç Turqisë, edhe Hungaria nuk e ka ratifikuar protokollin që Stokholmi të bëhet pjesë e aleancës. Por për këtë të fundit Stoltenberg u shpreh optimist se nuk do të bëhej pengesë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 