Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Emigranti: Kur të n’a kërkojnë votat, t’a bëjnë kërkesën me shkrim!

Në përgjigje të thirrjes së drejtuesit të “Stop”, Saimir Kodra, që emigrantët të kthehen në atdhe, një qytetar shqiptar me banim jashtë Shqipërisë ka bërë një koment epik.Ai thotë, se nuk mund të kthehet në një vend kaotik, ku edhe gazetarëve i thonë, të bëjnë kërkesë me shkrim. Sipas tij, edhe kur politikanët t’u kërkojnë votën, do të marrin si përgjigje “bëjeni me shkrim”! Rruga drejt doganës së Qafë-Thanës është mbushur me qymyr nga të dyja anët dhe “Stop” sjell një video të kësaj situate.

Kreu i njesisë i zë pronën me gardh e konteiner, Stop ia liron

Ndodhemi në Njësinë administrative Dajt, në Shtish-Tufinë, për një problem prone.Fatmir Qafmolla, tregon, se është një ndër 18 pronarët e kësaj prone, që disponojnë me certifikatë rreth 2700 m2. Por prona është zënë nga Saimir Allushi, administrator i Njësisë 12, duke i vënë një gardh dhe një kontinier, pa asnjë shkresë. Fatmiri tregon, se i ka bërë edhe kallzim, por komisariati 4 e ka mbyllur cështjen.Në këto kushte i drejtohet gjykatës, ku gjykata e Apelit ia njeh pronën, por vendimi nuk merret parasysh nga institucionet e tjera.Nga ana tjetër, Saimir Allushi mohon të jetë zaptues i asaj prone, por ia delegon pa letra kushëririt të tij, ndonëse pronarët Qafmolla e kanë gjetur atë duke thurur gardhin.Gazetarja e “Stop” i drejtohet komisariatit numër 4, por nuk merr shpjegim për situatën.Në ktë pikë i drejtohet zëdhënësit të policisë Genti Mullai, i cili ve në lëvizje strukturat.Pas ndërhyrjes së “Stop” , IMT, ndërhyri me inspektorët e saj, duke prishur gardhin pa leje, hequr kontinierin dhe liruar vendin nga makinat e parkuara.

Denoncuesi: Jam trashëgimtar i familjes Qafmolla.

Gazetarja: Bëhet fjalë për këtë pronën këtu? Sa metra katorë është?

Denoncuesi: 7 mijë e 700 e 91.

Gazetarja: Dhe këtu shoh një certifikatë pronësie ku thuhet: Numri i pasurisë 491 fraksion 1, zona kadastrale 34-26, lloji i pasaurisë pyll, totali 7 mijë e 700 e 91 mijë metra katorë në Tufinë. Certifikata është personale e Fatmir Qafmollës, ndërkohë kemi dhe bashkëpronarët ku janë ët 18 bashkangjitur dhe me hartën përkatëse.

Denoncuesi: E ka zabtuar Saimir Allushi, është administrator i  Njësisë 12 Qesarak. E ka zaptuar me zardh dhe ka vendosur dhe një kontenjer.

Gazetarja: A ka ndonjë dokuemnt për këtë pronë?

Denoncuesi: Asnjëlloj dokumenti nuk ka se kjo është e familjes Qafmolla.

Gazetarja: Si veprove?

Denoncuesi: Shkova në Polici në Rajonin Numër 4. Komisariat nuk e  ndaloi fare dhe nuk i përzuri as punëtorët dhe tha “të vazhdojë se ka dokumenta”. Pastaj i bëra kallëzim. Prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.

Nga ana tjetër, Saimir Allushi mohon të jetë zaptues i asaj prone, por ia delegon pa letra kushëririt të tij, ndonëse pronarët Qafmolla e kanë gjetur atë duke thurur gardhin.

Administratori Saimir Allushi: Në rast se do të kontaktosh me djalin e hallës, që e ka në pronësi atë pjesë, ok. Të jap numrin e tij. Kontakto me atë, se ai e ka atë nuk e kam unë!

Gazetarja: Në momentin që e ka në pronësi çuni i hallës tënde, pse je ti në gjyq me qytetarin?

Administratori Saimir Allushi: Sepse qytetari më ka hedhur mua në gjyq, nuk e di. Nuk e kam unë.

“Stop” bisedon me një nga përfaqësueset e Bashkisë Tiranë lidhur me këtë çështje.

Bashkia Tiranë: Përkundrazi, ne kemi konsideruar zaptues zotin Saimir Allushi sepse nga të dhënat që kemi ne, në këtë pronë janë gjetur persona të kontraktuar nga Saimir Allushi. Kur ia është thirrur në Polici, nuk e ka mohuar që ka qenë ai që e ka cënuar pronën, madje ka dhënë pretendimin që ka një akt përdorimi që nuk e ka paraqitur as në Polici. Kjo mund të verifikohet shumë thjeshtë nëpërmjet vendimit që ka nxjerrë Prokuroria për procedimin penal dhe gjithashtu në procesin civil është paraqitur pikërisht përfaqësuesi ligjor i Saimir Allushit, i cili thotë se prona është e zënë prej tij nëpërmjet një kontrate qiraje. Nuk mohohet asnjëherë se është pikërisht ky individi që ka vendosur të gjitha këto ndërhyrje dhe punime në pronën e familjes Qafmolla.  

Ndërkohë, Admir Meta kushëriri i Saimir Allushit pretendon se toka është e tij dhe pse nuk ka asnjë document që e vërtetëon këtë, teksa thotë se kjo çështje pronësie duhet zgjidhur me “pleqtë e zonës”.

Gazetarja: Kam një ankesë nga Fatmir Qafmolla, i cili thotë “unë kam me cetitifkatë pronësie këtë tokën këtu dhe ma ka zaptuar Saimir Allushi”. 

Admir Meta: Jo, e ka gabim.

Gazetarja-Fatmir Qafmollës: Kush ta ka zaptuar këtë?

Fatmir Qafmolla: Saimiri e ka zaptuar, jo ky.

Gazetarja: Po pse del ky zotëria?

Fatmir Qafmolla: Që të ta mbushë mendjen.

Gazetarja: Adem Meta, ku e ke cerifikatën e pronësisë për këtë tokë?

Adem Meta: Nuk kam bërë certifikatë, nuk kam pasur mundësi. Ky më tha se kam paguar shumë lekë për të bërë cerifikatën e pronësisë. Pse nuk ka certifikatë nuk do të thotë se ti më merr certiifkatën mua .

Gazetarja: Unë nuk ta marr tokën, por padite pra, ta marrësh me vendim gjykate.

Adem Meta: Të lutem Odeta, do ta zgjidhim këtë punë meqë erdhët këtu: Të merren pleq, nëse është se nuk jam unë, iki unë.

Gazetarja: Ka ikur koha e pleqve, është zyra e regjistrimit.

Adem Meta: Atëherë ta zgjidhim me gjyq. Kthimi i pronës nuk më njihka mua? Unë nuk di asgjë. Unë nuk marr vesh se çfarë po bëhet me këtë shtet, kanë vënë gjyq mbi gjyq. Këtu ka burra që e ndajnë këtë punë.

Gazetarja: Po të ishe ti në vendin e Fatmir Qafmollës?

Adem Meta: Të merrte 3 burra këtu e nëse do të më thoshin nuk e ke, do të ikja.

Gazetarja: Do e heqësh gardhin dhe konteinerin apo të vi me polici?

Adem Meta: Si thoni ju?

Gazetarja: Unë them ta heqësh gardhin.

Adem Meta: Ta heq unë gardhin se ai e ka me certifikatë?

Gazetarja: Po, pastaj ti padite dh bëj çfarë të duash.

Adem Meta: Jo, më mirë të vijë dhe ta heqë policia.

Gazetarja e “Stop” i drejtohet Komisariatit Numër 4, por nuk merr shpjegim për situatën.

Gazetarja: Unë si qytetar vij tek ju dhe të paraqes këto letra, ti a thërret palën tjetër dhe e shikon ka apo nuk ka letër dhe nëse nuk ka çfarë bën ti si Komisariat?

Komisariati Numër 4: Vij dhe paarqes kallëzim në lidhje me situatën.

Gazetarja: Ka bërë 2 herë kallëzim këtu.

Komisariati Numër 4: Është shprehur Gjykata në lidhje me këtë… Ju falenderoj.

Gazetarja: Mos më falendero fare, por më sqaro.

Në këtë pike “Stop” i drejtohet zëdhënësit të policisë Genti Mullai, i cili vë në lëvizje strukturat. Pas ndërhyrjes së “Stop”, IMT ndërhyri me inspektorët e saj duke prishur gardhin pa leje, hequr kontinierin dhe liruar vendin nga makinat e parkuara.

Fatmir Qafmolla: Shumë faleminderit Stopit. Kishim 7 vjet që e kërkonim këtë dhe nuk po e zgjidhnim dot.

Sekuestroi padrejtësisht pronën, nis hetimi për përmbaruesin Alimadhi

Para disa ditësh transmetuam denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo është debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo cështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon, se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma është gjallë.Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë, se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes. Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gjë peng për kredinë.Përmbaruesi Alimadhi thotë, se bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet vecimi i pjesëve takuese të debitores.Për këtë problematikë iu drejtuam Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përgjigjen zyrtare shprehet, se për përmbaruesin Alimadhi ka edhe ankesa të tjera, ndaj ka nisur hetimi disiplinor.

Denoncuesi: Unë jam Kapllan Hyka, i drejtohem emisionit “Stop” për denoncimin e një rasti nga përmbaruesi gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili ka vënë nën sekuestro pronën e mamasë time, Manushaqe Hyka. Kjo pronë ndodhet në fshatin Bicaj në Gramsh. Për arsyen se motra ka marrë një mikrokredi dhe nuk ka pasur mundësi shlyerje, sekuestro është vendosur pa dijeninë tonë dhe pa dijeninë e pronares, mamasë tonë, Manushaqe Hyka, e cila është gjallë. Ne jemi 6 fëmijë dhe nëna sot është gjallë. Është pronë e nënës tonë. Ky dokument na ka ardhur para disa ditësh.

Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gjë peng për kredinë.

Gazetari: Si e ke marrë vesh këtë gjë që ka ndodhur?

Manushaqe Hyka: Vonë e mora vesh, tani emora vesh që janë bërë këto gjëra. Unë nuk kam bërë asnjëlloj veprimi.

Gazetari: Ti je pronarja e vetme e kësaj toke në Gramsh?

Manushaqe Hyka: Po.

Gazetari: Ndërkohë që kredinë e ka marrë vajza juaj?

Manushaqe Hyka: Pa dijeninë timen dhe as të fëmijëve të tjerë. Kam 6 fëmijë, 4 djem dhe 2 vajza. E padrejtë ato që e kanë bërë se pa dhënë firmën unë ose familja, nuk bëhen këto gjëra.

Përmbaruesi Alimadhi thotë se bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet veçimi i pjesëve takuese të debitores.

Gazetari: Pse ju kërkoni që të sekuestroni një pronë që nuk është e saja?

Fatos Alimadhi: Kjo pronë thotë ndodhet në fshatin Bicaj, me një fjalë kjo ka përfituar nga toka bujqësore, është e përcaktuar dhe ne do të vazhdojmë me veçimin e pjesës së debitorit në këtë rast.

Gazetari: Kur do ta veçoni, kur të ndahet nga jeta? Ky është një gabim dhe ju duhet të mbani përgjegjësi. Apo nuk keni marrë mësimet akoma nga gabimet që keni bërë në të shkuarën?

Fatos Alimadhi:Po ku i dini gabimet ju?

GazetariPo si nuk i dimë. Ne i kemi transmetuar. Të gjitha këto janë të gabuara sepse para disa muajsh ju keni qenë i proceduar. Ju keni një mision të shenjtë. Ju jeni përmbarues gjyqësor dhe duhet të zbatoni detyrën sipas ligjit. Ju në këtë rast keni vepruar jashtë ligjit. Ju keni vdekur para kohe një pronare të ligjshme dhe thoni “hajde, ja sekuestrojmë bashkëpronarëve”. Ju duhet të zbatoni ligjin siç është ligji dhe jo të vini sekuestro mbi një pronë që pronarja e saj nuk ka dijeni mbi të gjitha. A e dini që zonja Manushaqe Hyka është gjallë dhe thotë se unë nuk kam dijeni lidhur me këtë gjë? Çfarë ka marrë e bija, le ta paguajë e bija.

Fatos Alimadhi: Dakord, dakord.

Gazetari: Duhet të korigjoni gabimet tuaja dhe të mbani përgjegjësi.

Për këtë problematikë, “Stop” i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përgjigjen zyrtare shprehet, se për përmbaruesin Alimadhi ka edhe ankesa të tjera, ndaj ka nisur hetimi disiplinor.

Gazetari: Ministria e Drejtësisë në shkresë shton se sipas një urdhri të ministrit të drejtësisë, i cili ka vendosur kryerjen e një hetimi disiplinor pranë përmbaruesit gjyqësor privat Fatos Alimadhit për shkak të disa ankesave për këtë përmbarues, hetimi, thotë Ministria është në proces në fazën e kryerjes së raportit nga grupi i punës. Kjo ministri i siguron emisionit “Stop” se ky rast i përcjellë prej nesh do të trajtohet me vëmendjen e duhur nga Ministria e Drejtësisë, e cila na falenderon për bashkëpunimin./tvklan.al