Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Menuja e çuditshme, pilaf me lëng apo shumë lëng

Së fundi në rrjet po qarkullon një menu e cuditshme. Në të shkruhet pilaf me lëng, ose me shumë lëng, duke specifikuar cmime të ndryshme për cdo zgjedhje.

“Mos lër ta marr kompetencën”, shkeljet financiare tek Urdhri i Stomatologut

Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar dhe bërë publike fakte se si Urdhri i Stomatologut me President Nikoll Dedën, kanë abuzuar në shumë drejtime, duke nisur me zgjedhjen e drejtuesve rajonalë.

Në vitin 2021, Stop provoi se si këto zgjedhje u zhvilluan në mënyrë të paracaktuar, duke mos respektuar statutin. Menjëherë pas këtyre publikimeve, gjykata duke marrë parasysh provat dhe faktet, i nxorri të parregullta këto zgjedhje dhe i ngriu me masë sigurie.

Për të mos penguar funksionimin e Urdhrit u lanë në fuqi strukturat e vjetra, derisa të gjykohej themeli i problematikës.

Presidenti i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën, Almiro Gurakuqi, denoncon për të disatën herë këto abuzime, që kanë nisur që në 2016-ën.

Almiro Gurakuqi, President i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën: Ishte faza shumë e rëndësishme e investigimit tuaj ajo që ndihmoi shumë dhe për të vërtetuar të gjitha shkeljet që ne kishim dhe një pjesë dokumentacionesh të tjera përveç dokumentacionit dhe imazheve filmike tuaja, dhe falë tyre gjykata u tregua shumë e drejtë duke dhënë vendimin e masës së sigurisë më datën 7.2.2020 i cili pezullon komplet veprimtarinë e gjithë strukturave të reja. Pra në momentin kur gjykata jep një masë sigurie për të gjithë strukturat e reja, këshilla rajonalë, asamble rajonale, këshill kombëtar, asamble kombëtare, atëherë janë në funksion automatikisht pasi është një strukturë që s’mund të rrijë pa punë, por janë ato që kanë qenë të zgjedhur përpara. Dhe duke qenë se janë ato të zgjedhur përpara, dhe me veprimet përmbarimore të cilat vërtetojnë dhe njëherë futjen time dhe rehabilitimin tim në pozicionin e kryetarit të këshillit të Tiranës, atëherë unë sot që flasim ligjërisht janë kryetar i këshillit të Tiranës për Urdhrin e Stomatologut. Dhe megjithëse u munduan dhe përsëri për të hedhur poshtë veprimet përmbarimore, Bordi Drejtues aktual i kryesuar nga z.Nikoll Deda, përsëri gjykata me vendim nr.31/86 të gjyqtares, hedh poshtë këto pretendime të palës paditëse të Urdhrit të Stomatologut ndaj veprimeve të Zyrës Përmbarimore për rikthimin tim në pozicionin e mëparshëm.

Edhe pse strukturat kanë qenë të ngrira, Presidenti Nikoll Deda ka mbledhur Këshillin në paligjshmëri dhe ka mundësuar blerjen e ambienteve të reja për 700 mijë Euro. Gjithashtu, Deda ka marrë kredi 250 mijë Euro, ka rritur pagat me 20% dhe ka fryrë punonjësit nga 3 që ishin në më shumë se 17.

Almiro Gurakuqi, President i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën: Pozicionet që mbajnë ato i di vetëm Presidenti Nikoll Deda ndërkohë që kur ishte Urdhri i Mjekut që përmbante 3 Urdhrat brenda; Farmacisë dhe Stomatologjisë, ishin vetëm 3 të punësuar. Ndërsa sot Urdhri i Stomatologut mban 17 të punësuar. Dhe ajo që është më e keqja, në Urdhrin e Stomatologut sot janë të punësuar 2 bashkëjetueset e djemve të Presidentit, janë të punësuar të paktën 3 nga fëmijët e anëtarëve të Këshillit Kombëtar e cila vërteton dhe me rroga jo të vogla. Presidenti Nikoll Deda e ka 2 milionë e 500 mijë Lekë të vjetra. Sekretaret variojnë nga 1 milionë e 700 mijë, ndërkohë që ne i kishim të gjitha poste honorifike dhe në bazë të ligjit të 2014 127 për Urdhrin e Stomatologut ne nuk do miratonim më shumë se 5-6 të punësuar tek Urdhri i Stomatologut.

“Stop” gjithashtu ka zbuluar një fond prej 100 mijë Eurosh, i cili nuk pasqyrohet, se për cfarë është përdorur.

Almiro Gurakuqi, President i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën: Buxheti për Urdhrin e Stomatologut ishte 10 milionë Lekë të reja, pra 100 milionë Lekë të vjetra. Ndërsa sot Urdhri i Stomatologut shpenzon afro 400 milionë Lekë të vjetra, pasi gjithë ky fond është totalisht abuziv i cili rrjedh jo vetëm në mënyrë ligjore drejt numrave të llogarive të gjithësecilit prej punonjësve ose të votuesve pro besnik të Presidentit apo bordit të tij. Një pjesë e mirë blihen nëpërmjet fondit të vetë taksave që paguajnë stomatologët shqiptarë.

Përmes kamerës së fshehtë, Stop ka provuar se rreth 500 licenca janë dhënë prej Urdhrit në shkelje totale. Ato duhet të firmoseshin dhe vuloseshin nga Presidenti i Tiranës, z. Gurakuqi por janë firmosur nga zëvendëpresidentja Aurora Guri.

Almiro Gurakuqi, President i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën: Ajo që është më e rënda për të gjitha është që që nga data 16 Shtator 2022, të gjitha licencimet dhe rilicencimet që janë dhënë në Qarkun e Tiranës dhe që janë të paktën mbi 500 të tilla për vitin e ri që u regjistrua 2022-2023, janë totalisht të falsifikuara dhe me firma të paautorizuara. Është një shpërdorim i hapur detyre pasi në statutin dhe ligjin e Urdhrit të Stomatologut është kompetencë e vetëm Këshillit Rajonal të çdo qarku që të licencojë stomatologët e qarkut të tij përkatës.

Almiro Gurakuqi-Ndërkohë ke firmosur liccensa. Më thuaj, ku e ka marrë ky personazh këtë nga Urdhri i Tiranës. Kjo është firmosur nga ana juaj?!

Aurora Guri, Zv/presidente-Unë kam firmosur në emër të Këshillit Kombëtar në mungesë të Presidentit me vulë qëndrore.

Almiro Gurakuqi-Në emër të Këshillit Kombtar?! Cfarë thotë statuti për licensimet?

Aurora Guri Zv/presidente-Përgjegjesinë për ato licensa, që kam dhënë, e mbaj unë të gjithë përgjegjësinë.

Almiro Gurakuqi-Janë 500 licensa të dhëna, që nga data 16 shtator, që Almiro Gurakuqi ka hyrë në zyrën e Kryetarit te Tiranës. Ja, ku është edhe vula! Ja, ku është vula e Tiranës!

Aurora Guri Zv/presidente-Hape pak..,po!

Alban Peca, Sekretar i përgjithshëm-Të të bëj një pyetje kot! A ke ardh me ndonjë cimkë? Unë nuk jap licensa.

Aurora Guri Zv/presidente-As unë, as ky nuk japim licensa…

Almiro Gurakuqi-Po ke dhënë moj, është firma juaj këtu me zonjë?

Aurora Guri Zv/presidente- Kujt ia kam marrë kompetencën në këtë rast?

Almiro Gurakuqi- Kompetencën? Kush?

Aurora Guri Zv/presidente-Kujt ia kam marrë kompetencën në këtë rast? Ia kam marrë Presidentit të Tiranës.

Almiro Gurakuqi-Po!

Aurora Guri Zv/presidente-Kush ështe Presidenti i Tiranës?

Almiro Gurakuqi- Almiro Gurakuqi!

Aurora Guri Zv/presidente – Po mirë! Mos më ler të të marr kompetencën! Firmos vetë!

Almiro Gurakuqi është drejtuar edhe te Krimi Ekonomik dhe çështjen e ka në dorë prokurorja Anisa Qilimi.

Almiro Gurakuqi, President i Urdhrit të Stomatologjisë për Tiranën: Prokuroria e Tiranës në bazë të kallëzimit tim ka regjistruar një vepër penale shumë të rëndë ku përfshin 2 nenet, vjedhje në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre. Dhe ajo që është akoma më e rëndë në të gjithë këtë histori është që pikërisht duke qenë çështja nën hetim sot në Prokurorinë e Tiranës dhe Krimin Ekonomik të Drejtorisë së Tiranës, vazhdon përsëri z.President të bëjë mbledhje dhe më datën 20 Prill të këtij viti bën mbledhje përsëri me këshillin kombëtar dhe një nga pikat është që këshilli kombëtar autorizon z.Nikoll Deda president të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare mes USSH dhe avokatit Donika Prela për mbrojtje dhe konsulencë juridike të institucionit publik USSH në çështje gjyqësore. Të vetmet çështje gjyqësore që Urdhri i Stomatologut ka paçka se ka një sektor juridik dhe sektori juridik janë të paktën 3 persona që kanë mbaruar Juridikun dhe s’ke nevojë për mbrojtje juridike. Pagesa është lënë “thesi hapur” që kjo pagesë të jetë pa limit vetëm t’i dalë përballë. Kjo është komplet jashtë suazës së Urdhrit të Stomatologut. Urdhri nuk ka pse të mbrohet nga një dentist dhe të mbrohet përballë shtetit. Shteti është ai që vendos dhe vendimet e tij të mira apo të këqija, në favor apo disfavorin tonë duhen respektuar në çdo kusht. Dhe ajo thirrje që unë sot do t’i kërkoja sistemit të drejtësisë është që ju lutem të veprohet sa më shpejt. Drejtësia vërtetë vepron, por është shumë e vonuar. I kërkojmë Prokurorisë, i kërkojmë Gjykatës që për të tillë persona që nuk njohin shtet, nuk njohin ligj, nuk njohin statut, të vërë dorë një orë e më përpara pasi preken direkt mbi 5000 stomatologë në gjithë Republikën e Shqipërisë nga të tillë personazhe.

Dhunoi e gënjeu në detyrë, prokuroria kërkon 4 muaj burg për policin

Në muajin Prill, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi një ngjarje të ndodhur në 7 Shkurt 2021 në Durrës në rrugën “Mujo Ulqinaku”. 

Qytetari Islam Kodheli ndaloi mjetin në rrugë në kundravajtje dhe shkoi për të blerë lule te një subjekt.

Polici rrugor Ervis Bejdo debatoi me të dhe më pas përdori forcën ndaj qytetarit. Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.

Punonjësi i policisë bëri kallëzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore dhe prokuroria e çoi në gjykatë këtë çështje po me këtë akuzë. Ndërsa drejtuesi i mjetit u gjykua dhe u dënua me gjobë për mosbindje të policit. Polici është hetuar pa u pezulluar nga puna.

Fillimisht punonjësi i policisë rrugore Durrës, Ervis Bejdo, në raportin e tij të shërbimit, të datës 7 Shkurt 2021, deklaroi se qytetari jo vetëm që nuk ishte bindur, por e ka ofenduar dhe kërcënuar me fjalët “Ti je legen”!

Prokuroria, në përfundim të hetimit, e çoi çështjen për gjykim me akuzën e kallëzimit të rremë për policin rrugor dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, drejtuesin e mjetit.

Drejtoria e standardeve të oolicisë së shtetit, në përgjigjen ndaj denoncuesit, shpjegoi se po pret vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dhe nëse konstatohen shkelje do të fillojë hetimi administrativ disiplinor.

Pas transmetimit të rastit të policit rrugor, që gënjeu në gjykatë, Ervis Bejdo nuk është më pjesë e Policisë Rrugore. Ai është transferuar në Drejtorinë e Migracionit. Ndërsa prokurorja ka kërkuar 4 muaj burg në ngarkim të tij

/tvklan.al