Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Le Monde” lavde Alpeve Shqiptare, mjerimi i kishave të Voskopojës

Gazeta prestigjoze franceze “Le monde” i ka kushtuar një artikull magjisë së Alpeve shqiptare, Thethit e Valbonës.Nga ana tjetër, ato që njeriu ka në dorë në vendin tonë, po shkojnë drejt shkatërrimit.Ne sjellim sot pamje të Manastirit të Shën Prodhonit dhe Kishës së Kryeengjëjve në Voskopojë, gjendja e të cilave është në pikë të hallit.

Absurdi, e nxjerrin nga burgu e shpallin në kërkim, kapet në Rinas

Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan problematikën e djalit të saj, i cili është arrestuar në Prill të vitit 2021 për disa vepra.

Djali vuante dënimin në IEPV Vlorë. Në Shkurt të vitit 2022 djali lirohet 3-4 muaj para përfundimit të dënimit pasi i thonë se e kishte plotësuar dënimin.

Gjatë kohës që ishte i lirë, djali shkon disa herë në Itali. Herën e fundit në Gusht, kur kthehet e arrestojnë në Rinas pasi e kishin shpallur në kërkim.

Tani Oliverta thotë se i biri duhet të vuajë sërish 20 muaj heqje lire, kur në fakt kishte kryer 11 muaj.

Prej Gushtit kur u kap në Rinas, djali po bën 5 muaj burgim në IEPV Fier.

Denoncuesja: Djali më ndodhet sot në burg. Është arrestuar në 7 Prill 2021. Ka kryer 11 muaj e 19 ditë paraburgim dhe ka dalë në 15 Shkurt të 2022-shit me urdhër të prokurorit “lirim të menjëhershëm”. Djali ju thotë që ka edhe 3 muaj për të bërë. Ikën djali në Itali, erdhi 2 herë e iku, u fejua djali në Itali, herën e tretë e kishin shpallur “person në kërkim” dhe e arrestuan që në Rinas. Djali ka që në 4 Shtator që është arrestuar për të njëjtën vepër penale që ka kryer me vendimin 163 që thotë “20 muaj burg të tjera”.

Gazetarja: Ju a keni biseduar ndonjëherë me prokurorin Xhemal Saliaj?

Denoncuesja: Nuk më ka futur asnjëherë brenda. Vetëm 1 herë më tha që “unë kam bërë gabime” tha.

Denoncuesja: Djali im ndodhet në burgun e Fierit dhe sipas dokumenteve që kam thotë që djali duhet të bëjë edhe 1 vit e 7 muaj burgim. Në Gjykatë kemi kërkuar rrëzimin e urdhrit të prokurorit që të bëhet një përllogaritje, por përllogaritja nuk është bërë dhe djali po vuan akoma dënimin. I kemi bërë dhe kërkesat dhe me avokatë dhe nuk na është kthyer një përgjigje. Kam ardhur dhe vetë dhe nuk më kanë pranuar brenda.

Arnold Tosku i është drejtuar Gjykatës së Fierit duke kërkuar kundërshtim të urdhrit të ekzekutimit të vendimit për llogaritjen e kohës së dënimit.

Gjyqtarja Sonila Hoxha është deklaruar për mungesë juridiksioni gjyqësor.

Më pas i është drejtuar gjykatës për ulje dënimi dhe gjyqtari Taulant Banushi e ka rrëzuar, pasi kjo vepër cilësohet me fillim dënimi nga momenti i dytë i arrestimit.

“Stop” iu drejtua prokurorit Xhemal Saliaj për ta pyetur se pse u lirua dhe u arrestua sërish Arnold Tosku, por ai iu shmang pyetjeve. 

Gazetarja: Si kalove i nderuar? Për Arnold Toskun keni ekzekutuar vendimin për lirim plotësim dënimi. Pse është arrestuar sërish?

Prokurori Xhemal Saliaj: Ke ndonjë gjë ta shikoj?

Gazetarja: Ja, ky është ekzekutimi që keni bërë për vendimin dhe keni thënë plotësim dënimi. Pse është arrestuar për të njëjtin vendim?

Prokurori Xhemaj Saliaj: Shikoni vendimin.

Gazetarja: E ka parë shumë mirë. Ju pse e keni liruar dhe e keni shpallur në kërkim më pas?

Prokurori Xhemal Saliaj: Shikojeni prapë zonjë.

Gazetarja: Mund ta di pse e keni liriar dhe më pas e keni shpallur në kërkim?

(Prokurori mbyll derën)

/tvklan.al

Makina në servis në Tiranë, por del që ka bërë aksident në Vlorë

Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në 12 Gusht 2021 është goditur makina e tij në Vaqarr nga një automjet, ndaj ai e çoi makinën në servis ku qëndroi për një kohë të gjatë.

Në 2022-shin e ndalojnë në Korçë dhe i thonë se targa e tij është në “alert” për një aksident në Vlorë në 14 Shtator 2021.

Fatjon Kodra ka kërkuar prova që makina e tij është përfshirë në aksident, pasi ai pretendon se nuk ka qenë ndonjëherë në Vlorë, ndërsa makina ka qenë në servis.

Denoncuesi: Në Gusht të 2021-shit, data 12, kam qenë nga Kombinati duke ikur për në Durrës dhe në këtë vendin këtu më ka ndodhur një aksident. Erdhi policia, bëmë të gjitha procedurat, kam marrë makinën dhe e kam çuar në servis. Nga ajo datë dhe deri në Tetor, makina ka qenë servis.

Para 1 jave kam qenë në Korçë me familjen, më ka ndaluar Policia dhe më ka kërkuar dokumentat dhe lejen e qarkullimit. Më ka thënë që makina është në “alert”. Më tha që “ke bërë një gërvishtje në Vlorë në 15.09, 2021”. Më bllokoi letrat. Më pas shkova dhe Vlorë dhe u interesova për këtë situatë. Shkova në Komisariat dhe më nxjerr dokumentat atje dhe më tha që është bërë përplasja. I thashë që të më tregonte videot. Nuk kam qenë fare në Vlorë dhe nuk e di se ku bie Vlora.

Punonjësi i servisit, Ervil Firaj, pohon se automjeti ka qëndruar 1 muaj e 10 ditë në rregullim.

Punonjësi i servisit: Po, makina ka qenë këtu.

Gazetarja: Pak a shumë, sa kohë ka qëndruar makina këtu?

Punonjësi i servisit: Mbi 1 muaj e 10 ditë që unë e di që makina ka qenë këtu. Fatjoni vinte çdo ditë. U mor me personin që ka bërë aksidentin. Ai personi ishte hallexhi dhe nuk kishte lekë për ta paguar.

Gazetarja: Pra, gjatë kësaj kohe, makina nuk ka lëvizur për asnjë moment?

Punonjësi i servisit: Në asnjë moment.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Punonjësja: Nuk e kujtoj dot, gjithsesi duhet të flas me Klodin për këtë, në qoftë se është Alert 2021, duhet të flisni me shefin Klodjan Caushin! Njoftojeni Klodin vetë ju dhe të dalë, t’i takojë dhe të shikojë në sistem!

Gazetarja: Duke qenë se policia ka këtë versionin, zotëria ka versionin tjetër që deri diku e kemi konfirmuar. Si e mbron veten policia?

Zëdhënësja: Ky që kërkoni është informacion i detajuar dhe s’mund ta jap direkt. Bëni një kërkesë tani me shkrim, ta përgatis informacionin dhe të kthej përgjigje!

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pas verifikimeve, i ktheu patentën dhe lejen e qarkullimit Fatjon Kodrës.

Denoncuesi: Jua di për faleminderit që më ndihmuat për problemin që kisha. Kam marrë lejen e qarkullimit dhe patentën me ndihmën tuaj. Faleminderit “Stopit” për punën që ka bërë! Faleminderit shumë!/tvklan.al