➣ Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi se ka interceptuar dhe shkatërruar dy dronë të lëshuar nga rebelët Houthi në drejtim të kryeqytetit saudit dhe rajoneve jugore të vendit. Ndërkohë, marina iraniane bëri të ditur se një cisternë nafte ka goditur një minë detare dhe ka marrë flakë në pjesën lindore të Ngushticës së Hormuzit, në incidentin e pestë të këtij lloji brenda 24 orëve, ndërsa Garda Revolucionare pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 Predator pranë ishullit Qeshm
➣ Në një tjetër zhvillim, ministrat e Jashtëm të 18 vendeve me shumicë myslimane, mes tyre Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Turqia dhe Pakistani, dënuan sulmin ajror izraelit ndaj kompleksit mjekësor Nasser në Khan Younis, ku humbën jetën të paktën gjashtë palestinezë, përfshirë një kirurg dhe një fëmijë. Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan bëri të ditur se presidenti Donald Trump do të diskutojë javën e ardhshme luftën me Iranin me homologët e tij kinezë dhe rusë, gjatë samitit të APEC-ut në qytetin Shenzhen të Kinës. Bisedimet pritet të zhvillohen në një moment tensionesh të larta në rajon, mes përshkallëzimit të incidenteve ushtarake dhe përpjekjeve diplomatike për të diskutuar konfliktin
➣ Për çdo zhvillim nga Lindja e Mesme dhe jo vetëm, shfletoni këtë raportim live në tvklan.al! 📰
“Kjo nuk është jetë”, stuhitë kthehen në makth për banorët e Gazës, 70 mijë tenda të shkatërruara
“NYT”: Bessent zhvendoset në një bazë ushtarake pas kërcënimeve me vdekje nga Teherani
Përmbytjet vdekjeprurëse në Gaza, katër viktima nën rrënojat e kampeve të zhvendosjes
Irani 'nuk lëshon pe' për uraniumin e pasuruar, as për një marrëveshje me SHBA-të
SHBA harton planin për të izoluar Iranin, çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima












Botërori 2026 