Taulant Seferi, pritet të vazhdojë karrierën në Turqi. Skuadra e Superligës, Bodrumspor, ka arritur marrëveshjen me ukrainasit e Vorskla Poltava, për transferimin e sulmuesit shqiptar, sipas mediave turke.

Madje edhe vetë Seferi, ka dhënë dritën jeshile, për tu transferuar në Turqi. 27-vjeçari ishte pjesë e Baniyas në sezonin e fundit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku realizoi 12 gola në 27 ndeshje të zhvilluara.

Pas përfundimit të huazimit, Seferi është rikthyer te Vorskla në Ukrainë, aty ku nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë.

Nëse nuk ka surpriza rrugës, në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet transferimi i Seferit te Bodrumspor. /tvklan.al