Ylli amerikan Taylor Swift shpalli albumin e saj të ardhshëm që do të mbajë titullin “Reputation”. Albumi del në shtije në nëntor, ndërsa single i parë nga ky album do të dalë në treg sot në SHBA.

Taylor publikoi në rrjetet sociale kopertinën e albumit ku është një portret i saj dhe një sfond i bërë me faqe gazetash ku shkruhet në mënyrë të përsëritur emri i këngëtares. Kjo ishte shfaqja e parë në rrjetet sociale e Tayor Swift që pasi fitoi gjyqin me një Deejay të cilin e akuzoi për ngacmim seksual.

Gjyqi zgjati dy javë dhe fillimisht ishte DJ David Mueller që kërkoi një dëmshpërblim prej 3 milion dollarësh. Kjo pasi ai u pushua nga puna pas denoncimit që bënë të punëdhënësit e tij mamaja dhe ndihmësja e këngëtares. Por Taylor shkoi në gjykatë duke ngritur akuzën e saj dhe kërkoi vetëm 1 dollar si dëmshpërblim./Tv Klan