Interesi është në rritje jo vetëm për blerje të pronave por edhe për marrjen me qira të ambienteve të ndryshme për aktivitet biznesi.

Përvec pozicionit gjeografik dhe potencialit turistik, në këtë zgjedhje ndikojnë edhe taksat e ulëta dhe politikat fiskale më të favorshme krahasuar me vende të tjera.

Më shumë interes tregojnë italianët dhe ukrainasit.

Durrësi nuk konsiderohet më një destinacion sezonal por shihet si një treg që ofron mundësi për biznes afatgjatë.

Sipas të dhënave në 6 muajt e parë të këtij viti në qarkun e Durrësit janë hapur 1310 biznese të reja duke u renditur ndër qarqet me më shumë interes në vend.

Referuar statistikave, 14.5 përqind e kapaciteteve të reja janë me pronësi të huaj ose të përbashkët.

Klan News

/tvklan.al