Erdogan optimist për kapjen e shpejtë të autorëve, Papa Francesku shpreh mbështetje për Kishën Katolike

Ky është momenti kur dy persona të maskuar bëhen gati të hynë në një kishë në Stamboll dhe të hapin zjarr.

Në pamjet filmike, autorët shihen duke ecur ngadalë me duar në xhepa, pak para se të hyjnë në kishën Santa Maria. Si pasojë e të shtënave me armë mbeti i vdekur 1 person.

Duke folur me gazetarët jashtë kishës, guvernatori i Stambollit Davut Gul tha se viktima ishte një shtetas turk dhe se askush tjetër nuk u lëndua.

“Një shtetas 52-vjeçar, i lindur në vitin 1972 ka humbur jetën. Dy persona të maskuar kanë sulmuar. Policia dhe prokuroria jonë duke hetuar rastin.”

Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë dhe pse viktima ishte në shënjestër. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se policia po punon për kapjen e autorëve ndërsa u shpreh optimist se ata do të gjenden shpejt.

Për ngjarjen komentoi edhe Papa Francesku i cili shprehu mbështetjen e tij për kishën katolike.

Klan News