Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe mëngjesin e kësaj të diele.

Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan në hyrje të një lokali. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia shpalli në kërkim autorin e kësaj ngjarje, Lul Rakajn.

“Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar”, njoftoi policia.

Mësohet se në Malësi të Madhe mbërritën edhe dy grupe të forcave speciale RENEA, të cilët e kapën autorin katër orë pas ngjarjes.

Gazetarja Emi Kalaja ka mësuar se dyshimet janë që mes të plagosurve dhe autorit ka pasur një konflikt që ka ndodhur para një jave në Koplik.

Megjithatë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Dëshmia e dy të plagosurve pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./tvklan.al