Zona e Kelmendit në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara nga vizitorët e shumtë, pamjet e të cilëve i ka ndarë dhe Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Historia, ushqimet karakteristike, mikpritja dhe natyra alpine e kanë shndërruar zonën e Kelmendit në një atraksion unik për turistët e huaj nga anë e mbanë botës.

Zona ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, që nga turizmi i aventurës, eksplorimi i shpellave, lundrimi me kajak në lumin Cem apo ujëvarat e mrekullueshme.

Gjithashtu ajo që tërheq vëmendjen e të huajve është edhe rruga drejt Tamarës me pamje mahnitëse të “Leqeve të Hotit”.

Edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë patur pjesë të artikujve të tyre si sugjerim Alpet Shqiptare, duke veçuar Thethin, Valbonën e shumë fshatra të tjerë turistikë në zonën e veriut.

Gjatëviteve të fundit falë kërkesave të shumta nga vizitorët e huaj, Shqipëria po ofron turizëm gjithëvjetor nga Veriu në Jug.

Klan News