1 tetor 2026 – Me ardhjen e vjeshtës, ndryshimi i motit dhe shkurtimi i ditës mund të ndikojnë edhe në mënyrën se si ndihemi emocionalisht. Për disa njerëz, kjo periudhë shoqërohet me një gjendje më të zymtë, tërheqje në vetvete dhe nevojë për reflektim.

Psikologia Elda Ruçi, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, foli për këtë gjendje emocionale, duke e lidhur ngjyrën gri me një periudhë reflektimi dhe përpunimi të dhimbjeve të së kaluarës.

“Pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë të mbajnë në veten e tyre, të mos shpjegojnë plagët që ato kanë pasur dhe do të quhet ngjyra gri sepse të bën të kesh një reflektim me veten, ose ngjyra gri është ngjyra e shpirtit. Ngjyra e shpirtit të vërtetë e perceptoj unë në këtë mënyrë sepse shumë njerëz arrijnë të vendosin një stabilizim emocional pas një dhimbje që mund të kenë kaluar, arrijnë të vendosin fundin e një dhimbjeje emocionale dhe bën një rifreskim, ose një reflektim të vetes së tyre që dhimbja duhet të ketë një kufi dhe jeta është e bukur, duhet të vazhdojmë”, u shpreh psikologia.

Sipas saj, ndryshimet që sjell vjeshta nuk lidhen vetëm me përjetimin emocional, por edhe me mënyrën se si organizmi reagon ndaj shkurtimit të orëve të dritës gjatë ditës.

“Në momentin që fillon shkurtimi i ditës, atëherë truri jonë prodhon më pak serotininë, që është hormoni i harmonisë së mirë dhe prodhon më shumë melatoninë, që të vjen një gjendje e përgjumur dhe sistemi ynë nervor fillon të ketë më shumë ‘mbulesë’”, sqaroi psikologia.

/tvklan.al