Ushtarët izraelitë kanë vrarë më shumë se 60 palestinezë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë një sulm ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat.
Ndërkohë në Katar vazhdojnë bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim 60-ditor në Gaza dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në Washington, pikërisht për bisedimet për paqe.
Nga ana tjetër, raportohet se Houthit në Jemen kanë dëmtuar një anije të dytë në Detin e Kuq dhe dy anëtarë ekuipazhi janë të zhdukur.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se qeveria synon të krijojë një qytet të ri mbi rrënojat e Rafah në jug të Gazës për të grumbulluar palestinezët e uritur.
Të paktën një person u vra pasi ushtria izraelite goditi një mjet në rajonin e Tyres në jug të Libanit, ndërsa një tjetër u vra duke udhëtuar me motor në të njëjtin rajon. Forcat izraelite nisën bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe njoftuan sekuestrimin e 74 hektarëve toke në verilindje të Ramallahut, ndërsa kolonët sulmuan sërish palestinezët./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
