Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka rënë në Akapulko të Meksikës.

Pas lëkundjeve të tërmeti, qytetarët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë jashtë. Shërbimi sizmologjik ka raportuar se tërmeti e kishte epiqendrën verilindje të Akapulkos.

Shefi i mbrojtjes civile Sabas de la Rosa Camacho tha se disa persona në qendrat tregtare u evakuan, por asnjë dëm nuk ishte raportuar.

Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën në 19 Shtator, ku vdiqën 369 persona.

/tvklan.al