Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit.
Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Terminalit Lindor në Lundër, i cili është tashmë funksional dhe ofron kushte dinjitoze për udhëtarët.
“ Terminali Veri-Perëndimor i autobusëve është drejt përfundimit, një investim i rëndësishëm që sjell transport modern për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet. Ndërkohë që Terminali Lindor në Lundër është tashmë një histori suksesi, një hapësirë moderne që u shërben përditë udhëtarëve, me kushte dinjitoze, organizim dhe pa rrëmujë. Me këto investime po krijojmë: Një sistem transporti të organizuar dhe dinjitoz, qarkullim më të lehtë dhe më pak trafik në hyrje të qytetit, komoditet dhe siguri për të gjithë udhëtarët, zëvendësimin e kaosit dhe informalitetit me rregull dhe standarde moderne, më shumë rregull, më pak rrëmujë dhe një Tiranë që vijon të ecë përpara”, shkruan Ristani.
/tvklan.al












Botërori 2026 
