Gianluigi Buffon mbetet në kombëtaren e Italisë, tashmë si drejtor sportiv. Për ish-portierin e Juventusit është programuar rol tepër thelbësor që pritet të rris performancën e përfaqësueses jashtë fushave të lojës.

Një rol që do të jetë shumë më funksional se ai i kreut të delegacionit që Buffon kishte në kombëtaren Axurre. 46-vjeçari do të ketë mundësinë të qëndrojë më pranë skuadrës dhe fushës, gjithsesi pa ndërhyrë në taktikën e trajnerit Spalletti.

Për më tepër, ai do të jetë aktiv mes një takimi në një tjetër, duke mbajtur gjithmonë marrëdhënie të vazhdueshme me lojtarët dhe klubet.

Një rol që tashmë është i pranishëm në shumë kombëtare, si organizimi i kombëtares me mekanizmin e një klubi. Synimi është që në momente të vështira të qëndrojnë pranë lojtarëve, duke përcjellë njohuritë e tij për të përballuar çdo situatë.

Ish-numri 1 i kombëtares italiane u pajis me licensën e drejtorit sportiv në shkurtin e këtij viti, për të nisur kështu aventurën e re në botën e trajningut. Gjatë përvojës së tij të parë në Federatë, Buffon mbajti rolin e kreut të delegacionit.  

Klan News