Ndryshime në formacion? Maran: E kam një ide për ata që do luajnë
“E rëndësishme për një skuadër është mentaliteti. Ne duhet të futemi në fushë, për të bërë atë që dimë dhe duhet të bëjmë. Nuk duhet të kënaqemi me disa elementë. Duhet të merret çdo gjë seriozisht.
Për formacionin e kam një ide se cila 11-she do të luajë. Megjithatë kemi 24 orë kohë nga ndeshja. Jam i bindur se të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të bërë maksimumin. Do të ishte mungesë respekte që lojtarët ta dinin formacionin nga media. As ata nuk e dinë ende.
Është diçka ndryshe, sepse ndodh për herë të parë që luhen katër ndeshje radhazi. Kur bëra listën, mora parasysh kushtet fizike dhe karakteristikat. Mund të ketë ndryshim, por jo në fizionomi. Jam i bindur se kushdo që të luajë, do të japë më të mirën. Mund të ketë ndonjë ndryshim, por jo në fizionominë e skuadrës.
Ftesë për miqtë nga Italia? Në fakt kam ftuar shumicën në Tiranë për të ndjekur ndeshjen time. Nuk ka rëndësi numri, por ne jemi të përqendruar te ndeshja. Duam të bëjmë krenarë tifozët që do të jenë në këtë stadium.”
Dueli me San Marinon, Maran: Ndihmon për të ndërtuar mentalitetin
“Duhet të përballemi me qasjen e duhur, në ndeshje të tilla. Këto ndeshje ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim me qetësi këtë ndeshje. Duhet shumë respekt për San Marinon. Kjo na jep mundësi për të marrë masat e duhura për situatat që mund të ndodhin gjashtë ndeshjes.
E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të tregojmë ato që kemi përgatitur. Duhen lexuar situata. Duhen bërë zgjedhjet më të mira, në varësi si do të luajë kundërshtari.”
Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: S’ka ndeshje të lehta, synojmë vendin e parë në grup
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Berat Gjimshiti, në fjalën e tij në konferencë për mediat foli për sfidën ndaj San Marinos, që luhet ditën e nesërme.
Gjimshiti theksoi se nuk ka ndeshje të lehta, duke shtuar se Shqipëria synon vendin e parë në grup.
Berat Gjimshiti: Përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100 përqind. Nuk duhet të konsiderojmë asnjë kundërshtar të lehtë, por duhet të japim maksimumin.
Kishim një periudhë jo të mirë, por se besoj se kthesa për ne ishte që me sfidën ndaj Bjellorusisë, ku arritëm të fitojmë 2:0. Ne duam vendin e parë në grup dhe për këtë synim luftojmë.
Duhet të hyjmë në fushën e blertë me mentalitetin e duhur, besoj se do ia dalim të gjithë bashkë. Edhe ata që vijnë nga pankina janë shumë të rëndësishëm nesër.
Ekskluzive/ Anis Mehmeti: Maran më ka pritur mirë, shpresoj të shënoj ndaj San Marinos
Anis Mehmeti foli për Tv Klan, para ndeshjes me San Marinon. Futbollisti i Kombëtares deklaroi se do të japë maksimumin dhe shpreson të shënojë nesër.
I pyetur për ndryshimet mes trajnerëve, Mehmeti theksoi se Rolando Maran e ka pritur shumë mirë dhe i ka folur kohët e fundit, para grumbullimit… Lexo më shumë
Kombëtarja, ndryshime për San Marinon
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me San Marinon në ambientet e federatës.
Trajneri Rolando Maran e ka pasur grupin të plotë përveç mbrojtësit Cake që po punon për t’u rikuperuar. Italiani do të bëjë disa ndryshime në formacion nisur nga kalendari i ngjeshur, edhe në prag të transfertës me Finlandën, por do të konfirmojë një pjesë të rëndësishme të lojtarëve.
Në mbrojtje mund të ketë vend për të riun Sina për të lënë pushim Hysajn, ndërsa përpara do të rifreskohen krahët me Uzunin dhe Mitajn... Lexo më shumë
Dueli me San Marinon, Maran: Mund të ketë ndryshime, na ndihmon për mentalitetin

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti, folën në konferencë për shtyp, në prag të duelit me San Marinon.
Maran kërkoi përqendrim maksimal nga lojtarët, ndërsa theksoi se duele të tilla, përveç rezultatit shërbejnë për të ndërtuar mentalitetin.
Tekniku kuqezi pranoi se mund të ketë ndryshime në formacion, por refuzoi të jepte emrat, pasi u shpreh se nuk e dinë as lojtarët.
Sakaq, Berat Gjimshiti deklaroi se nuk ka ndeshje të lehtë dhe shtoi se ekipi duhet të japë maksimumin.
Ndeshja San Marino-Shqipëri do të luhet të shtunën në orën 20:45, ndërsa transmetohet në Tv Klan.












Botërori 2026 