Largohet Xhoana, Ueda kalon natën me Arlindin

Tashmë themelet janë tronditur në vilën e dashurisë. Mbrëmja e së dielës ka qenë një spektakël i vërtetë në Love Island nën drejtimin e Luana Vjollcës. Xhoana ka rrëfyer ekskluzivisht historinë e jetës së saj, ku tregon se është nënë e një djali nga një lidhje e mëparshme ku partneri ka ndërruar jetë.

Ishte partneri i saj Arlindi që i doli në krah dhe e mbështeti në rrugëtimin e saj, i cili rezultoi i shkurtër, pasi ishullorët vendosen ta eliminonin.

Pasi doli nga vila, Xhoana e la marrëdhënien në dorë të Arlindit duke i dhënë “leje” për të zgjedhur edhe dikë tjetër.

Xhesika dhe Denis sërish në qendër të vëmendjes për vërtetësinë e lidhjes së tyre, ku opinionistët Olti Curri dhe Dalina Buzi duket se e futën çiftin në disa dilema.

Në anën tjetër, Ueda dhe Aleksandro, çifti më i komentuar në rrjetet sociale u tronditen nga tradhtia e këtij të fundit me Eridën.

Por nuk mbaroi këtu, nga inati apo dëshira, Ueda zgjodhi të kalonte natën në folenë e dashurisë me Arlindin.

Tashmë duket se ujërat në vilën e dashurisë nuk janë aspak të qeta, e madje janë akoma më shumë të trazuara nga ‘prime show’ i mbrëmshëm në Tv Klan.

Tv Klan