Trofeu i Kupës së Botës u prezantua këtë të martën në New York, për Kupën e Botës 2026. Pjesë e ceremonisë ishte edhe legjenda gjermane, Bastian Schweinsteiger, dhe kryebashkiaku Zohran Mamdani.

Kur kanë mbetur edhe një javë nga ceremonia hapëse e Kupës së Botës, në Nju Jork është prezantuar për tifozët trofeu që do të ngrihet lart në qiellin e qytetit më 19 korrik. Në ceremoninë e organizuar në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore morën pjesë ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Bastian Schweinsteiger, dhe kryetari i bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani.

Qindra tifozë dhe nxënës shkollash u mblodhën për të parë nga afër trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. Schweinsteiger, një nga të paktët futbollistë që ka pasur privilegjin ta ngrejë këtë trofe, e mbajti dhe e puthi atë gjatë ceremonisë, duke kujtuar triumfin e Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 në Brazil.

Sipas tij, turneu i trofeut mund të shërbejë si burim frymëzimi për brezat e rinj të futbollistëve, duke u dhënë mundësinë të shohin nga afër simbolin më të madh të suksesit në futboll. Nga ana e tij, kryebashkiaku Zohran Mamdani deklaroi se New York është i gatshëm të mirëpresë Kupën e Botës 2026. Zona e New York dhe New Jersey do të organizojë tetë ndeshje të turneut, përfshirë edhe finalen e madhe, e cila do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Klan News