Në ditën e tretë të Kongresit Kombëtar të Republikanëve, Donald Trump u shpreh i nderuar dhe pranoi zyrtarisht nominimin si kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Manjati amerikan mbajti fjalim përpara mbështetësve në Klivlend, Ohajo, ku bëri një përshkrim se si do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse ai zgjidhet president. Trump premtoi sërish ngitjen e murit në kufirin me Meksikën.

“Do të ngremë një mur të madh në kufi, për të ndaluar emigrimin e paligjshëm. Do t’i kthejmë Amerikës sigurinë, prosperitetin dhe paqen.”

Kandidati republikan bëri një deklaratë të fortë sa i përket emigrantëve që vijnë në SHBA.

“Duhet të pezullojmë menjëherë emigracionin nga cilido vend që është i kompromentuar nga terrorizmi. Ne nuk i duam ata në vendin tonë.”

Donald Trump nuk la pa sulmuar edhe rivalen e tij, Hillary Clinton, të cilën si Sekretare e Shtetit, e fajësoi për “vdekje, shkatërrim dhe dobësi”. Ai premtoi se do ta mundë Clinton-in në zgjedhjet e 8 Nëntorit.

Tv Klan