Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, komentoi situatën në Lindjen e Mesme dhe rolin e SHBA-ve në konfliktin me Iranin.
Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi Emiratet e Bashkuara Arabe si “shumë të mira” dhe Katarin si “të shkëlqyer”. Kur u pyet se sa shpresë ka që një marrëveshje paqeje me Iranin të funksionojë, Trump ishte i prerë: “Kjo luftë është fituar.”
Në një deklaratë tjetër, Trump tha se regjimi iranian ka rënë dakord që vendi nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, një pohim që ai e ka bërë edhe më parë gjatë këtij konflikti. Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për ekipet e tij të negociatave në Iran: “Ne i vramë të gjithë udhëheqësinë e tyre, dhe pastaj ata u mblodhën për të zgjedhur udhëheqës të rinj dhe ne i vramë të gjithë. Tani kemi një grup të ri… të shohim si do të dalin.”
Siç shkruan BBC, Trump theksoi se sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael kanë çuar në një “ndryshim regjimi”, por ai paralajmëroi: “Unë nuk i besoj askujt.”
Presidenti Trump gjithashtu bëri me dije se negociatorët iranianë i kanë dhënë SHBA-ve një “çmim shumë të rëndësishëm” lidhur me naftën dhe gazin, që lidhet me Gjirin e Hormuzit, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas tij, kjo tregon se “po merremi me njerëzit e duhur.”
Trump përsëriti gjithashtu pohimet e mëparshme se Irani nuk ka më flotë, udhëheqës apo radar, duke e quajtur operacionin amerikan një “sukses të jashtëzakonshëm”. Për bisedimet e paqes, ai shtoi: “Po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje.”
/tvklan.al












Botërori 2026 
