Përfaqësuesit të fushatës së Donald Trump deklarojnë se disa nga komunikimet e saj të brendshme ishin hakeruar duke fajësuar për këtë qeverinë iraniane.

Deklarata erdhi menjëherë pasi agjencia e lajmeve Politico raportoi se kishte filluar të merrte emaile që në Korrik nga një burim anonim që ofronte dokumente autentike nga brenda zyrës së Trump duke përfshirë edhe një raport në lidhje me “dobësitë e mundshme” të kandidatit republikan për zëvendës president.

“Këto dokumente janë marrë në mënyrë të paligjshme nga burime të huaja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe të mbjellin kaos në të gjithë procesin tonë demokratik”, u tha në deklaratë.

Vetë Trump fajësoi publikisht Iranin se kishte hakeruar një nga faqet e tij. Synimet iraniane për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane u konfirmuan edhe nga kompania Microsoft që konfirmoi futjen e paligjshme në llogarinë e një ish-këshilltari politik.

Vetë Irani i ka mohuar akuzat. Trump pati marrëdhënie të tensionuara me Iranin gjatë presidencës së tij.

Kulmi ishte vrasja e komandantit ushtarak iranian Kasem Sulejmani në 2020 që çoi në tërheqjen nga marrëveshja bërthamore.

Tv Klan