Kishte paralajmëruar se nuk do të kishte më debate, por duket se këtë herë është i vendosur plotësisht.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Trump refuzoi një  kërkesë nga rrjeti televiziv  Fox News për një tjetër debat me kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidente Kamala Harris.

Në llogarinë e tij në Truth Social, Trump pretendoi se kishte fituar dy debatet e fundit, një kundër Presidentit Joe Biden dhe tjetrin kundër Harris më 4 Shtator.

Ish-presidenti thekson po kryeson në sondazhe, me epërsinë që po rritet nga dita në ditë.

“Kamala deklaroi qartë se nuk do të bënte asgjë ndryshe nga Joe Biden, kështu që nuk ka asgjë për të debatuar”, shkruan  ndër të tjera Trump në postimin e tij.

Harris dhe Trump u përballën për herë të parë më 10 Shtator. Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, pas vlerësimeve pozitive për paraqitjen e saj në debatin televiziv, kishte shprehur interes për të bërë një debat të dytë.

Klan News