Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi krijimin e një grupi të ri pune për të mbikëqyrur zhvillimin e inteligjenës artificiale, i cili do të drejtohet nga kreu i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “Forca e Super-Inteligjencës” do të punojë për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të udhëheqin në zhvillimin e kësaj teknologjie.
“Pas Marrëveshjes Historike të Shtëpisë së Bardhë mbi Super-Inteligjencën, po njoftoj krijimin e Forcës së Super-Inteligjencës. Forca e Super-Inteligjencës ka për detyrë të koordinojë përpjekjet e Qeverisë Federale për të siguruar që Amerika të vazhdojë të udhëheqë botën në këtë fushë”, tha Trump.
Presidenti amerikan njoftoi se “Forca e Super-Inteligjencës do të koordinojë angazhimin e Qeverisë Federale me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë e super-inteligjencës”.
Ky hap vjen pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 29 shtator për ta riemërtuar inteligjencën artificiale si “Super-Inteligjencë”, pasi më parë kishte deklaruar se fjala “artificiale” e bënte atë të tingëllonte “e rreme”.
Trump gjithashtu tha javën e kaluar se do të krijonte një bord për të mbikëqyrur sigurinë e inteligjencës artificiale, pasi drejtuesit kryesorë të teknologjisë nënshkruan atë që ai e përshkroi si një pakt “moralisht detyrues”.
Njoftimi për këtë grup pune vjen pas presionit në rritje nga figura të shquara të industrisë, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Anthropic, për të forcuar rregullimin e kësaj teknologjie.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 