Përmbledhje
- Sot në 16 mars, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan që t’ju bëjnë thirrje aleatëve të tyre, që të jenë bashkë, me qëllimin për të liruar lundrimin e anijeve të transportit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit. Aleatët europianë thanë se nuk janë të gatshëm të hyjnë në një luftë të tillë. Trump deklaroi se ftoi aleatët vetëm për të testuar ato, por shtoi se Amerika ka ushtrinë më të fortë në botë dhe e përballon vetëm konfliktin me Iranin
- Teherani nga ana e tij ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmend që të ndërhyjnë me trupa tokësore në Iran, atëherë ata do i presë ai fat, që ka pasur Uashingtoni edhe kur ka ndërhyrë në Vietnam. Edhe pse mediat fillimisht raportuan se ka pasur kanale komunikimi mes SHBA-ve dhe Teheranit, ministri i Jashtëm iranian mohoi këto raportime. Ai tha se nuk ka kontakte me asnjë zyrtar të lartë amerikanë, që kur ka nisur konflikti
- Për çdo zhvillim nga bota, ndiqni lajmet minutë pas minute në tvklan.al!












Botërori 2026 