Mjeshtri që u mëson këngën labe thotë se ka patur shumë interes nga gjermanë, francezë por edhe japonezë
Janë një grup turistësh të huaj të cilët po mësojnë të këndojnë këngët labe.
Janë nga shtete të ndryshme si Franca, Gjermania apo Japonia të cilët kanë ardhur në Gjirokastër për të ndjekur Festivalin Folklorik. Duke ecur, dëgjuan polifoni dhe ndaluan te obelisku për ta mësuar.
Po marrin njohuri për zërat e polifonisë, marrësin, hedhësin, kthyesin dhe ison ndërsa praktikojnë këngën sipas melodisë gjirokastrite.
Turistët thonë se dëgjojnë për herë të parë këngë të tilla të cilat u duken interesante.
Këto këngë provojnë t’i këndojnë edhe vizitorë nga Kosova.
Polifoninë ua mëson një nga mjeshtrat e këngës labe gjirokastrite, Roland Çenko. Ai thotë se gjatë këtyre ditëve ka patur interes nga turistët për këtë zhanër muzikor që ruhet edhe nga UNESCO.
Rolandi ua mëson polifoninë edhe fëmijëve në mënyrë që ajo mos të zhduket.
Polifonia zuri një vend të rëndësishëm edhe në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Në skenën e kalasë së Argjirosë u ngjitën grupe nga qarku i Vlorës dhe Gjriokastrës të cilët performuan këngën me shumë zëra.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 