Zona muzeale e Gjirokastrës u gjallërua nga muzika.

Talenti, energjia dhe zërat e fëmijëve u bënë bashkë në një aktivitet.

Ishte koncerti “Twinkle on Tour” që bëri bashkë fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit.

Ata sollën talentin e tyre për publikun e pranishëm dhe artdashësit. Të vegjlit patën interpretime të ndryshme në një skenografi të ndërtuar nga vetë fëmijët.

“Është hera e parë që marrim pjesë në këtë lloj festivali. U kënaqëm shumë dhe shpresoj ta bëjmë shumë herë këtë lloj festivali.”

“Unë vij nga Tirana jonë e bukur dhe kam ardhur për të dhënë koncertin në ‘Twinkle on Tour’.”

“Ky event mbështet fëmijët për të dalë në skenë. Tëinkle aëards janë të frymëzuara nga trashëgimia shqiptare”, u shpreh Elvis Peçi, organizator.

“Përfaqësohemi ne gjirokastritët me 12 këngë të ndryshme nga fëmijët, me tematika të ndryshme të këngëve. Këtu ka dhe zëra të mrekullueshme nga mbarë Shqipëria”, u shpreh Gentian Selfo, specialist muzike.

Ky aktivitet erdhi me mbështetjen edhe të Bashkisë Gjirokastër. Pjesë e kalendarit të organizimeve gjatë muajve të verës në qytetin e gurtë janë bërë shpesh edhe fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë sjellë talentin e tyre në art.

Klan News

/tvklan.al