Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus i rikthehet historisë së këngëtarit të tallavasë nga Elbasani, Renato Hamza, i cili rezulton i zhdukur që prej Qershorit të vitit 2014.

Pas arrestimit në Kolumbi javën e kaluar të Deniz Xhijës, i cili është një nga personat e fundit i filmuar me kamera që ka takuar Renin, pamje të cilat janë publikuar ekskluzivisht nga Uniko në vitin 2020, nëna e këngëtarit bën sërish thirrje për thellim të hetimeve.
Ajo kërkon edhe nga dy të arrestuarit, Indrit Shaqja dhe Deniz Xhija, të cilët duken në videon e publikuar nga Uniko përpara se këngëtari të zhdukej, që t’i tregojnë ku ndodhet trupi i të birit.

Nëna e Renit zbulon për herë të parë edhe një detaj të rëndësishëm se çfarë i kishte thënë Renato në vitin 2013, kur në një lokal në Shijak ku ai ishte i pranishëm, kishte ndodhur një vrasje.