14 gusht 2026- Rusia dhe Ukraina shkëmbyen akuza pas një vale sulmesh me dronë gjatë natës, të cilat prekën objektiva të lidhura me logjistikën, portet dhe infrastrukturën.

Autoritetet ukrainase raportuan të paktën tre persona të vrarë dhe 22 të plagosur nga sulmet.

Në Rusi, mbetjet e një droni ukrainas dëmtuan murin e një magazine të kompanisë së shitjeve online “Wildberries” në rajonin e Tverit, ndërsa objekti u evakuua për arsye sigurie.

Kompania tha se dëmet në qendrën logjistike ishin të vogla dhe se asnjë punonjës nuk u lëndua, ndërsa produktet brenda magazinës nuk u prekën.

Sulmet ndaj objekteve të “Wildberries” janë intensifikuar që nga mesi i korrikut, me qendra logjistike të goditura në disa rajone të Rusisë dhe në Krime.

Kievi pretendon se kompania është e përfshirë në zinxhirin e furnizimit ushtarak rus, ndërsa Moska dhe “Wildberries” i konsiderojnë objektet e saj civile; ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 553 dronë ukrainas në 18 rajone dhe mbi disa zona detare.

/tvklan.al