Velipoja është gati të presë fluksin e pushuesve me një ofertë më të zgjeruar turistike. Përgatitjet e fundit janë drejt përfundimit dhe nga kjo fundjavë do të hapen edhe dy plazhe të reja të menaxhuara, duke shtuar kapacitetet për turistët vendas dhe të huaj.

Autoritetet vendore thonë se këtë sezon është rritur sipërfaqja e plazheve publike pa pagesë, duke krijuar më shumë mundësi për familjet që zgjedhin të kalojnë pushimet në bregdetin e Velipojës.

Bashkia Shkodër thekson se ndërhyrjet janë shoqëruar edhe me përmirësimin e infrastrukturës, pastrimin e vijës bregdetare, vendosjen e shërbimeve dhe masave për sigurinë e pushuesve.

Me një kombinim mes plazheve publike dhe atyre të menaxhuara, çmime të konsideruara të përballueshme dhe kushte të përmirësuara për pushuesit, Velipoja synon të ruajë pozicionin si një nga destinacionet më të preferuara të verës në vend, ndërsa pritet që fundjava të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve.

Tv Klan

/tvklan.al