Kampionati Europian i 2028 do të mbahet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, ndërsa ai i 2032 në Itali dhe Turqi.

UEFA e zyrtarizoi këtë të martë vendimin që ishte i pritshëm, pasi ishin të vetmet kandidatura në garë.

Turqia u tërhoq më 28 korrik nga kandidatura për të organizuar Europianin e 2028, duke e bashkangjitur kërkesën e saj me Italinë në 2032. Kjo ishte një zgjidhje më e favorshme për të gjitha palët.

Duke përjashtuar organizimin e përbashkët mes 11 shteteve në 2020, në Angli ky turne është zhvilluar në 1996, por tashmë në një organizim më të gjerë ku janë edhe vendet e tjera të Britanisë së Madhe dhe Irlanda.

Italia e ka mikpritur e vetme Europianin në dy raste më herët, në 1968 dhe 1980, ndërsa për Turqinë do të jetë hera e parë. Për Euro 2028 janë vendosur qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet që janë Belfasti, Birmingham, Cardif, Dublini, Glasgow, Liverpuli, Londra, Mançesteri dhe Newcastle. Për 2032 nuk janë përcaktuar ende.

Tv Klan