Për vite me radhë Pontiac Silverdome ka qenë një nga gërmadhat më të famshme në Amerikë, një hije e stadiumit ku dikur ishte pritur Papa, Super Bowl dhe Kupa e Botës.

Të dielën, shkatërrimi i stadiumit prej 80, 000 kapaciteteve filloi me një  shembje të pjesshme që duhej të ulte pjesën e sipërme të strukturës, pjesa e parë e një procesi që pritet të zgjasë deri në një vit.

Megjithatë, kur eksplozivët u shpërthyen, asgjë e madhe nuk ndodhi, përveç se u shkaktuan disa tymëra. Kompania “Adamo” tha se ndërtesa me siguri do të bjerë, vetëm se është e paqartë në ç’moment.

 “Në një moment, forca e gravitetit do të bëjë punën e saj, një nga pjesët e ndërtesës do të bjerë dhe do të copëtojë atë të gjithën. Gjithçka do të shkatërrohet”, tha Kevin Lindke, kryesuesi i projektit, për Michigan Live.

Silverdome, 30 milje në veri-perëndim të Detroit në qendër të qytetit, u përshëndet për herë të parë si një nga vendet më të mira sportive në botë. Por për shumë veta braktisja e saj eventuale u bë një simbol i rënies së Michiganit në juglindje, një zonë e dëmtuar nga rënia e industrisë së automobilave.

 Fotot e ndërtesës së shkatërruar u bënë të famshëm në mbarë botën.

Deri në vitin 2001, Silverdome ishte shtëpia e Lions Detroit të NFL, një ekip i njohur për performancë të dobët, duke qenë se ata nuk kanë fituar një kampionat që nga viti 1957./tvklan.al