Arrin të dyfishojë pasurinë e saj. Grumbullon 28 mln euro

Sukses pas suksesi, e njohur në tregun ndërkombëtar, këngëtarja e origjinë shqiptare Dua Lipa gëzon edhe një pasuri shumë të madhe.

Prestigjiozja “The Sun” ka shkruar se ylli i muzikës pop është bërë një nga këngëtaret që ka arritur një pasuri prej 24.7 milionë paund, ose ndryshe 28 milionë euro.

Dua tanimë e ka dyfishuar pasurinë e saj në krahasim me një vit më parë ku ajo kishte 13 milionë euro. Por nga vijnë të gjitha këto para?

Albumet e kohëve të fundit ku përfshihet këtu edhe “Future Nostalgia”, por edhe koncertet, turnetë muzikore janë faktorët kryesorë që emri i saj sot po lëvrohet gjithnjë e më shumë. Jo vetëm kaq, por imazhi i saj përzgjidhet nga marka të mirënjohura si dhe nga revista prestigjioze.

Sipas prestigjiozes “The Sun” shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele.

Po pandemia e koronavirusit i shërbeu Dua Lipës që ta publikonte më herët albumin e saj të ri të quajtur Nostalgjia e së ardhmes.

Ky album sot është vendosur në krye të klasifikimeve të Billboard Hot 100 dhe Top Charts duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore.

Të gjitha këto suksese të njëpasnjëshme, këngëtarja shqiptare po i shijon me partnerin e saj Anwar Hadid dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.

Klan Plus