Si në çdo sezon, disa nga trendet janë të trashëguara, e disa të tjera janë risi. Veshje elegante dhe të preferuara në këtë sezon janë cohërat me viza. Ky lloj motivi gjeometrik është konsideruar si një ”Must Have” për garderobën e gjithsecilit.

Duke nisur nga Lady Diana e deri te Melanie Trump, vizat kanë arritur të mbeten gjithmonë në modë. Më shumë se 30 vjet më parë vizat bënë namin dhe çdo vajzë donte të paktën një fustan me këtë dizenjo kaq të thjeshtë, por tërheqëse.

Sot është koha e mundësive dhe çdokush mund ta gjejë një copë me motive të tilla, nisur edhe nga ndikimi i personazheve të famshëm dhe sfilatave të stilistëve të njohur. E pra, çdo gjë përsëritet. E me shumë mundësi, moda qëndron në vend të parë për rikthimin në kohë.

Klan Plus