Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë aktivitete ndërsa festa është përqëndruar përgjatë vijës bregdetare.

Fundjava sjell një sërë aktivitetesh  si ato sportive e kulturore ndërsa nuk do të mungojë muzika me dj dhe performancat nga artistët më të mirë shqiptarë.

Për kryebashkiakun Ermal Dredha kjo është ftesë për të gjithë vizitorët dhe turistët e huaj që të zgjedhin Vlorën.

Pritshmëritë për sezonin e ri janë të larta nisur edhe nga interesi i të lartë nga të huajt.

Vlora po tërheq çdo vit e më shumë vëmendjen e shumë turistëve, ndërsa nuk zgjidhet vetëm për detin, por edhe për zonat përreth natyrën, historinë e kulinarinë.

Klan News