Ndonëse është mesi i shtatorit, plazhi i Vlorës është i populluar me pushues.
Duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit, qytetarët i janë drejtuar bregdetit.
Nuk janë vetëm banorë të zonave përreth por edhe të ardhur nga qytete të tjera të vendit.
Ata vlerësojnë qetësinë dhe kushtet për plazh në këtë periudhë.
Nuk mungojnë as turistët e huaj. Ata thonë se e kanë përfshirë Vlorën si pjesë e guidës së tyre në Shqipëri ndërsa vlerësojnë mikpritjen dhe ushqimin.
Vlora ishte një nga qytetet më të preferuara edhe gjatë sezonit të verës.
Në këtë qytet sezoni turistik ende nuk ka përfunduar. Operatorët turistikë thonë se kapacitetet janë thuajse të ezauruara për muajin shtator ndërsa ka rezervime edhe për muajin tetor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 