Turizmi po sjell gjithnjë e më shumë valutë në ekonominë shqiptare, duke u kthyer në një nga burimet kryesore të të ardhurave nga jashtë.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në gjashtë muajt e parë të vitit, të huajt shpenzuan në Shqipëri rreth 2.38 miliardë euro.
Një vit më parë kjo vlerë ishte rreth 2.1 miliardë euro, çka do të thotë se ekonomia shqiptare ka përfituar 282 milionë euro më shumë, ose rreth 13.4% rritje.
Kjo nuk i atribuohet vetëm numrit të vizitorëve. Sipas INSTAT, në gjashtëmujorin e parë hynë në vend rreth 5.1 milionë shtetas të huaj, 6.2% më shumë se një vit më parë.
Por ndërsa numri i tyre u rrit, edhe shpenzimi mesatar i tyre shënoi rritje, nga rreth 440 euro për person, në 470 euro.
Në të njëjtën kohë, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë jashtë vendit. Në gjashtë muaj, udhëtimet jashtë kushtuan rreth 1.42 miliardë euro, 9.5% më shumë se një vit më parë.
Megjithatë, diferenca mbetet pozitive për Shqipërinë, me rreth 956 milionë euro, nga 798 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të 2025-ës, duke u zgjeruar me rreth 20%.
Në këtë hyrje valute kanë kontribuar edhe remitancat. Vetëm në tremujorin e dytë, të ardhurat e tyre arritën 347 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga puna jashtë vendit u rritën në 218 milionë euro.
Një zë tjetër i rëndësishëm mbetën edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, të cilat u rritën në 218 milionë euro, nga 168 milionë në të njëjtën periudhë të 2025-ës.
Edhe investimet e huaja direkte mbeten një tjetër burim i rëndësishëm, me 1.14 miliardë euro në gjashtëmujor.
Shifrat tregojnë një ekonomi që po merr më shumë valutë nga turizmi, emigrantët dhe investimet, duke krijuar një nga faktorët që kanë ndikuar edhe në forcimin e Lekut ndaj euros gjatë vitit 2026.
/tvklan.al












Botërori 2026 