Identifikohet autori që vrau gjashtë persona dhe plagosi tetë të tjerë në një qendër tregtare në Australi. Joel Cauchi i cili u ekzektua nga policia menjëherë pas sulmit ishte i njohur për policinë në New South Wales dhe Queensland. 40-vjeçari sipas mediave kishte probleme të shëndetit mendor.

Policia nuk beson se sulmi ishte i lidhur me terrorizmin ose i lidhur me ndonjë ideologji. Sipas aktivitetit të tij në mediat sociale, Cauchi kishte qenë i interesuar të bënte sërf në plazhin Bondi, si dhe një sërë aktivitetesh sociale në të gjithë Sidney.

Ai u diagnostikua me një sëmundje mendore kur ishte adoleshent dhe kishte marrë trajtim, por shëndeti i tij ishte rënduar vitet e fundit. Kontakti i tij i fundit me familjen ishte në mars.

Ende nuk ka asnjë motiv se çfarë e ka shtyrë 40-vjeçarin të ndërmerrte këtë sulm. Cauchi nuk ishte arrestuar kurrë në Queensland ose nuk ishte akuzuar për ndonjë vepër penale, pa asnjë dosje në gjykata për një urdhër për dhunë në familje.

Mediat e huaja shkruajnë se disa të plagosur ndodhen në repartin intensiv për shkak të plagëve të marra përfshirë edhe një foshnjë 9-muajshe. Policia konfirmoi se nëna e foshnjës ndërroi jetë në spital pas ngjarjes. Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare pas incidentit dhe qytetarëve iu kërkuan të shmangnin zonën për arsye sigurie.

Klan News