Giacomo Vrioni e ka nisur vrrullshëm sezonin e ri në Bundesligën Austriake.

Sulmuesi shqiptar realizoi 2 gola në fitoren 3 – 0 të Wolfsberger ndaj Austria Wien.

Vironi shënoi me penallti në minutën e 18’ dhe të 63’.

Në të dy rastet portieri nuk e kuptoi krahun e goditjes.

Giacomo Vrioni u transferua gjatë merkatos së verës në kampionatin austriak, aty ku në sezonin 2020-2021 realizoi 19 gola, duke ndarë vendin e parë me Karim Adeyemi.

Në formë u paraqit edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Adrion Pajaziti.

Mesfushori dha pasimin për golin e vetëm të Hajduk Split në humbjen 2 – 1 në fushën e Varazdin, ndeshje e vlefshme për javën e parë të kampionatit kroat.

/tvklan.al