Në kërkim të yllit të ardhshëm të muzikës

“X Factor” talent show muzikor më jetëgjatë në historinë e televizionit, nis sonte në ekranin e Tv Klan me misionin për të zbuluar superyllin e ardhshëm të muzikës në Shqipëri.

Interpretues të të gjitha moshave me pasion muzikën, do të ngjiten në skenën madhështore të “X Factor” ku do të shpalosin talentin para jurisë, e cila përbëhet nga Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.

Në fazën e parë të audicioneve, e cila do të zgjasë 3 episode, kandidatët do të garojnë mes tyre për të kaluar në vilën e Jurisë dhe më pas, konkurrentët të ndarë në kategori: pritet të performojnë në netët live, në një skenë të re, të krijuar enkas për këtë projekt televiziv nga skenografi Marcello Iazzetti. 

“X Factor” rezervon çdo të premte në ekranin e Tv Klan, 20 episode emocionuese, me performanca spektakolare muzikore, debate mes jurisë dhe konkurrentëve, si dhe momente plot argëtim dhe humor.

Ky produksion i standardeve të larta vjen nën drejtimin e Vera Grabockws dhe Alketa Vejsiut, dyshja e cila prej vitesh ka drejtuar programet dhe serialet më të pëlqyera televizive. 

“X Factor”, formati televiziv britanik, konsiderohet si talentshow më i suksesshëm, i cili ka zbuluar dhe krijuar për plot dy dekada yjet më të mëdhenj të skenës muzikore botërore

Tv Klan