Kontrollon telefonat e lojtarëve
Klima në klubin e Barcelonës është mjaft e tensionuar. Në klub, por edhe jashtë nuk po përjetohet një moment aspak i mirë.
Madje vëmendja duket se nuk është më tek ndeshjet në kampionat apo në Champions League. Mediat spanjolle zbuluan së fundmi një histori të rëndësishme.
Raportohet se trajneri Xavi dyshon se persona brenda stafit, por ndoshta edhe prej lojtarëve janë duke nxjerrë në media problemet e brendshme.
Tekniku ka mbledhur së bashku të gjithë skuadrën për të kontrolluar individualisht bisedat e lojtarëve në Ëhatsapp për të identifikuar spiunin, duke pasur parasysh lajmet e shumta të brendshme të ditëve të fundit që kanë dalë në shtypin spanjoll.
Një ditë më parë në konferencë për shtyp trajneri katalanas ishte mjaft i mërzitur për këtë temë por nuk ishte i vetmi. Futbolliti De Jong, shfaqi zemërimin e tij edhe kundër gazetarëve spanjollë, të cilët kanë publikuar shifrat e kontratës dhe dëshirës së tij për t’u larguar nga Barça.
“Kohët e fundit kam qenë shumë i zemëruar me ato që shkruani në përgjithësi. Thoni gjëra të pavërteta, gënjeshtra. Gjithçka që publikohet për kontratën time, situatën apo të ardhmen time më acaron shumë”, tha ai.
Atmosfera në klub po nxehet dhe reflektimi i saj sigurisht që do të jetë në rezultatet e ndeshjeve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
