“Zhvillim e siguri për Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Gjatë takimit katërlateral në Brindizi, në krah të homologëve, atij italian, të Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e cilësoi korridorin e VIII, një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi që do të transformojë ekonominë e vendeve të përfshira.

“Investime të këtij lloji janë thelbësore për ta bërë perspektivën e BE-së të prekshme për qytetarët tanë. Shqipëria kryeson këtë vit Procesin e Berlinit dhe ne synojmë të bëjmë forcimin e ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Korridorin VIII një nga temat kryesore të Samitit. Korridori VIII është një korridor që do të na bashkojë, do të jetë edhe një korridor sigurie. Ne të gjithë e mbështesim dhe do të punojmë bashkërisht për ta avancuar atë sa më shpejt”.

Korridori i VIII Pan-Europian përbën një nga projektet prioritare për të katër vendet e përfshira, Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërtimi i tij do të mundësojë krahas lidhjeve rajonale dhe zhvillimit ekonomik, kalimin e shpejtë të njerëzve dhe mallrave, ndërkohë që ky projekt shihet i një rëndësie strategjike nga BE dhe NATO-ja.

Tv Klan

/tvklan.al