7 tetor 2026 – Gerta Zaimi, drejtore e tvklan.al, e ftuar në emisionin “Opinion” theksoi se protesta e zhvilluar kundër projektit të muzeut hebre në Vlorë, duhet parë si shprehje e një pakënaqësie më të gjerë, ndërsa kundërshtoi mënyrën se si po paraqitet debati.
“Nuk është pse të krijohet apo jo muzeu hebraik. Ju i deformoni gjërat dhe keni qejf të deformoni gjëra, deformojini. Debati është… çfarë ndodhi me protestën, sepse është shumë e vogël, shumë pak veta janë në atë protestë. Protesta është thjesht një simbol i asaj pakënaqësie që po vlon. Dhe ata pak veta patën kurajë të dalin”, tha ajo.
Ajo sqaroi se kundërshtimi, sipas saj, nuk lidhet me praninë e një muzeu hebraik në Shqipëri, por me vendin ku po ndërtohet dhe mënyrën se si është konceptuar projekti.
“Nuk është pse ndërtohet muzeu hebraik dhe asnjë nuk është kundër prezencës. Në qoftë se do të ishte një muze hebraik, do të duhej të ishte në një vend historikisht që ka pasur hebrenj dhe Muradia nuk është vend historik hebrenjsh në Vlorë. E para. E dyta është disproporcioni dhe futja në rrënjë në Klubin Labëria. Pra, debati nuk është ajo.
Nëse ne flasim vetëm për krenarinë tonë, do të duhej të ishte futur brenda Pavijonit të Historisë Shqiptare. Nëse ne do të flasim për historinë e hebrenjve në Shqipëri, atëherë është histori më vete. Dhe Muzeu i Hebrenjve meriton muze më vete”, tha ajo.
/tvklan.al












Botërori 2026 