Zbulohen 6 vullkane nëndetarë në brigjet e Sicilisë. Studimi që është publikuar në revistën shkencore Gjeologjia Marine, ka rikonfirmuar dyshimet për prezencën e tre prej tyre, duke zbuluar për  herë të parë edhe tre të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet vetëm 7 km larg bregut të Capo Granitola.

Falë hartave të tabanit të detit me rezolucion të lartë dhe studimeve sizmike e magnetike, kërkuesit kanë rindërtuar me detaje në kompjuter të gjithë morfologjinë e zonës. 6 vullkanet nënujorë janë lokalizuar të gjithë brenda 22 km nga brigjet e Sicilisë.

Ai më i afërti, i quajtur Actea, ka një morfologji komplekse, shpjegojnë autorët e studimit, dhe ka një derdhje llave që shtrihet për mbi 4 km, duke shënuar rast unik për gjithë kanalin e Sicilisë.

Vullkanet nënujorë të zbuluar ndodhen vetëm 14 km larg ishullit Fernandea, i cili u krijua pikërisht si pasojë e shpërthimit të një vullkani detar në 1831, që arriti një lartësi deri në 65 m nga niveli I detit, dhe më pas u fundos 7 m nën ujë.

Klan Plus